Përvjetori i tetë i shpalljes së pavarësisë u prit në mënyrë të veçantë këtë vit. Mes festës së zbehur dhe protestave masive paqësore nga opozita, fatmirësisht dita u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.
E Klan Kosova përpos transmetimit maratonik që mbuloi direkt gjithë vendit, në mbrëmje ka përgatitur program relaksues.
Alaudin Hamiti do t’iu shoqërojë nga ora 21:00 me një edicion special të emisionit NIN që i dedikohet plotësisht 17 Shkurtit.
Në pjesën e parë të emisionit do të diskutohet me ideatorin e obeliskut New Born Fisnik Ismailin dhe dizejnuesin e flamurit të Republikës së Kosovës.
Liberta Spahiu në rubrikën e saj vjen me një material special që i kushtohet shtatë vjetorit të Klan Kosova, medium që po rritet bashkë me shtetin e Kosovës.
E pjesa e dytë e emisionit i dedikohet ikonës së muzikës së mirëfilltë shqipe, Shkurte Fejzës që në skenën e NIN sjell hitet më të mëdha që kanë shoqëruar secilin prej nesh në kohë të mira e të vështira.
Mos harroni, sonte me fillim nga ora 21:00 në Klan Kosova.