Nicky Minaj nuk duron kur i sulmojnë burrin

By

Në një episod të fundit të show-it të saj, Wendy Williams solli të kaluarën kriminale të Kenneth Petty

Image result for nicki minaj and husband

Nicki Minaj ka sulmuar prezantuesen Wendy Williams, pasi kjo e fundit bëri disa komente negative në lidhje me bashkëshortin e ri të Minaj, Kenneth “Zoo” Petty në emisionin e saj.

Në një episod të fundit të The Wendy Williams Show, Williams, diskutoi martesën e Minaj gjatë segmentit “Temat e nxehta” të shfaqjes. Megjithëse Williams uroi Minaj, ajo gjithashtu solli të kaluarën kriminale të Petty.

Image result for nicki minaj and husband

Prezantuesja e quajit burrin e Minaj ofendues grash dhe vrasës, ajo gjithashtu përkujtoi se ai kishte kaluar 7 vite në burg.

Pastaj, gjatë episodit të së premtes në emisionin Queen Radio të Minaj, iu përgjigj komenteve të Williams.

 

“Sa herë që e përmend atë, e ke të nevojshme të përmendësh gjërat që kanë kaluar. Nuk dija që njerëzit nuk i japin vetes një mundësi të re në jetë. Dhe mbi të gjitha nuk e dija se ligësia jote i ka rrënjët aq të thella.” reagoi Minaj.

 

Reperja gjithashtu ia përkujtoj Wendy-it se e kishte mbështetur kur ajo ishte ndarë nga burri i 22 vjetëve me të cilin ka një fëmijë.

 

 

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm