Nicki Studios, marka shqiptare në Norvegji me treg të gjerë ndërkombëtar!

By

E themeluar në vitin 2018, “Nicki Studios” është një prej markave më të njohura në Oslo të Norvegjisë, e veçanta e së cilës është se prapa saj qëndrojnë shqiptarët.

Nicki Studio është krijuar nga Ardiana Niçki Mehmeti dhe Alberita Niçki Gallegos, me drejtor kreativ Ylber Mehmeti, që të tre janë përgjegjës për modën që sjellin në veshjet urbane.

Krijimet e tyre janë të bazuara nga gjeneratat e kaluara por që reflektojnë atë që veshin sot të rinjtë, me frymëzim nga nëna natyrë.

“Nuk fokusohemi tek historia pas tyre, por më shumë në ndërtimin e saj gjatë koleksioneve e po ashtu gjatë lansimit të tyre. Më pas ato i shoqërojmë me ngjyra të caktuara dhe fjalë që klientëve ua japim ndjesinë e produkteve gjatë lansimit të tyre” – shprehen udhëheqësit e saj.

Nicki Studios krijon dhe ndjek trended si kthimi pas në kohë, në gjeneratat e kaluara, art, arkitekturë, stinë, muzikë, ngjyra por më e rëndësishme inspirimin e gjejnë tek gjithësecili prej nesh.

Edhe pse me bazë në Oslo të Norvergjisë, veshjet urbane ato të njohura edhe si ‘streetwear’ mund ti porosni online në çdo cep të botës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm