Stresi quan Xhulin dhe Vedatin “lëpirës votash”

By

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi në një diskutim që kishte me Brunon, e ka kritikuar Xhulin dhe Vedatin për përplasjet që ata po kanë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Stresit, as Xhuli e as Vedati nuk i kanë ndihmuar kurrë në jetën e tyre veteranët e UÇK-së, e në BBVK i mbrojnë ata, vetëm për të fituar vota.

“Një shishe ujë pesë litërshe s’ua ka dhënë as Vedati e as Xhuli, se shumë prej veteranëve të luftës sot nuk i kanë kushtet. Prandaj, këto fore të pazarit të gjelbër t’i mbajnë për vete. Unë flas muhabete burrash”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm