Reperja Nicki Minaj sapo e ka ndërruar mbiemrin e saj, duke e marr atë të të dashurit, Kenneth Petty.
Emrin rep artistja e ka ndërruar në Twitter ndërsa ku veprim i saji i ka bërë fansat të mendojnë se Nicki zyrtarisht edhe është martuar.
Derisa ende nuk ka një njoftim zyrtar për bashkimin e tyre në martesë, ka shumë gjasa që reperja është martuar këto ditët e fundit. Ndërsa në episodin e fundit të emisionit Queen Radio Show, 36 vjeçarja ka thënë se ajo dhe Kenneth kanë marrë licencën e martesës.
Po ashtu edhe gazeta amerikane E! News, e ka konfirmuar se dyshja kanë marrë një licencë martese në Gjykatën e Beverlly Hils me 29 Korrik ndërsa ata nuk mund të quhen ende burrë e grua pa e pranuar martesën brenda 90-të ditë nga aplikimi! Kështu që ora po përfundon për ta!