Parfumi, është reflektori i zemrës tuaj dhe nuk ka asgjë më të mrekullueshme se të mbaheni në mend nga një aromë e caktuar.
E këtë gjë më së miri e di edhe Ariana Fejzullahu e cila ka shtuar në koleksionin e saj një parfum të ri.
Ajo zgjodhi Maison Francis Kurkdjian gentle Fluidity GOLD.
Vini re g e vogël! – është pjesë e eksperimentit të parfumerit Francis Kurkdjian për të parë se çfarë ndodh kur përcaktoheni me një bazë identike, por drejtoheni në dy drejtime të ndara. Rezultati? Dy palë aromash komplementuese (por krejtësisht të ndryshme) – gentle Fluidity (GOLD) dhe gentle Fluidity (SILVER) – që vërtetojnë se paleta e një piktori është vetëm një pikënisje dhe se magjia ndodh vetëm kur piktori mbledh furçën e tij.
Dy forma të dallueshme dalin nga arti i tij – një për femra dhe një për meshkuj. Të dyja ndajnë të njëjtën ADN.
Bazat aromatike të parfumit që zgjodhi Ariana janë: juniper, arrëmyshk, koriandër, myshk, qelibar, pyje dhe vanilje.
Këtë parfum mund të gjeni në dyqanin Maison de Parfum në qendrën tregtare Royall Mall në Prishtinë, në Rrugën B.
Përveç kësaj aromë që Ariana zgjodhi në këtë dyqan, është edhe LALIBELLA nga MEMO Paris – një aromë fantastike që përmban kokos, lule jasemini dhe vanilje.
Parfumi është çelësi jo vetëm për te zemra e dikujt, por edhe tek kujtesa! /Prive.al