Nga sonte, Marina dhe Luana Vjollca do jenë sërish rivale në ekran.
Me nisjen e sezonit të ri të “Shiko kush luan”, orari prime-time nuk do jetë i lirë për “Klanifornia” të Marinës që ka nisur qysh me 12 shtator.
Luana është kujdesur që gjatë gjithë ditës t’i japë vëmendjen e merituar programit të saj madje duke folur për “rekorde shikueshmërie”.
Por, përkundër këtij fakti, nuk e ka harruar motrën!
Me një postim në story, i ka uruar Marinës fat për episodin e ri të Klanifornia, i treti për këtë sezon.
Njëjtë ka vepruar edhe Marina që i ka uruar “gjysmës së saj”, “sukseset e botës”.
Familja mbi të gjitha! Apo jo?/Prive.al