Ishte shteti i parë që përzgjodhi këngën për festivalin europian. Mirëpo, “Shaj” u publikua në kanalin e Eurovisionit vetëm dje njëjtë sikurse ndodhi me Jonidën e cila kishte publikuar në po të njëjtën ditë një vit më herët klipin përfaqësues.
Si zakonisht, kënga për skenën e madhe europiane pëson ndryshime e shpeshherë edhe ka qenë plotësisht e ndryshuar për Eurovison, por kështu nuk ndodhi me Arilenën.
Nga një baladë me ritme ballkanike, ajo solli “Fall from the sky” e cila erdhi më modern duke larguar disa elemente si violionë e duke shtuar një pjesë të ‘rap-it’.
Ky ndryshim duket se i ka pëlqyer fansave europianë të këtij festivali të cilët kanë nisur me video reagime e komente të shumta.
Aktualisht nga të gjitha sondazhet me këngët e publikuara, Arilena kualifikohet në finale sipas tyre.
Mirëpo, kurioziteti akoma nuk na është shuar për gjithë këtë produksion. Brenda këtyre ditëve pritet të publikohet edhe videoklipi ku besohet se do të jipet mesazhi më i fortë se sa me ‘këngën me tekst’.
Ndërkaq sa i përket performancës Arilena ka treguar shumë pak, mes rreshtash u deklarua se do të jetë në ajër dhe në tokë./Prive.al