Dyshja ndonëse nuk janë në një lidhje dashurie, kishin kimi të hatashme mes vete të cilën ndoshta s’e gjen as tek çiftet që kanë vjet e vjet bashkë.
Këngëtarja Enca Haxhia, u përfol shumë për skenat intime në të cilat u paraqit me modelin spanjoll që mori pjesë në klipin e këngës së saj “Dua”.
Ndonëse kënga ka muaj që është lansuar, vetëm tani Encës i është kujtuar të na e prezantojë një moment intim nga prapaskenat e xhirimeve, ku ajo ndanë një puthje me modelin Pierluigi Fracassi.
Madje këngëtarja kur jep këtë “smoch” kaq të lezetshëm, i mbyll sytë dhe e përjeton puthjen e ëmbël nga modeli.
Dhe Prive e kapi në “screenshot” këtë moment simpatik. Na thuani, a nuk shkojnë kaq shumë bashkë?