Mund të themi se pajtohemi unanimisht që Capital T është në pikun e karrierës së tij!
Më 15 janar artisti publikoi një projekt të ri, pjesë e albumit të tij të katërt “Sculpturë”, që do publikohet së shpejti.
Pas “600PS”, Capital T ka gati një projekt të ri, e që do të publikohet në muajin e të dashuruarve – muajin shkurt.
Para disa ditësh publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku në sfond shohim Kullën e Eifelit.
Shumë shpejt nga Parisi me shumë dashuri, Capital T sjell projektin e tij të ri. /Prive.al