Debatet politike në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, që drejtohet nga Kushtrim Sadiku, është kanë shkuar deri në grushtime drejtpërsëdrejti.
Besojmë që të gjithë e mbani në mend momentin kur Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes, e grushtoi gjatë debatit Milaim Krasniqin e NISMA-s.
Ndërsa tani ishte koha që Kushtrimi ta lërë seriozitetin anash, e t’i japë emisionit të tij ca doza humori.
Në vazhdën e zëvendësimit të moderatorëve të emisioneve të Klan Kosova për programacionin e ri tejet origjinal për festat e fundvitit, në Info Magazine vjen Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Por në studio nuk do të jetë i vetëm.
Luta ka krah vetes publicistin Valon Syla – një imitator i shkëlqyer i politikanëve kosovarë, Agim Bahtirin, kryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe Petrit Zogajn, analistin politik.
Gjatë këtij emisioni, nuk do të mungojnë batutat dhe të qeshurat e pafund dhe si asnjëherë tjetër, do e keni rastin t’i shihni këta politikanë e analiztë, të zhveshur nga petku i seriozitetit dhe të gatshëm për humor e disponim festiv. /Prive.al