Në jaht me modelen e njohur, Kejvina feston ditëlindjen në Dubai

By

Pa u mbushur një muaj e gjysmë nga udhëtimi i fundit drejt Dubait, Kejvina i është kthyer sërish Emirateve të Bashkuara Arabe.

Atje, kësaj radhe, bukuroshja do të festojë ditëlindjen.

E shoqëruar nga i dashuri (identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur ende), ajo është befasuar me një festë magjike të organizuar në jaht ku e ftuar ka qenë një tjetër e njohur, njëherësh mike e Kejvinës.

Fjala është për Arta Elezajn, modelja e cila qëndrimin në Dubai e ka të shpeshtë dhe të gjatë.

Mbrëmja që lamë pas duket të ketë qenë e paharrueshme për  vajzat që me gjasë, kanë mjaft arsye për të festuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm