Nga një Miss në tjetrin, djali i Jozefina Topallit zyrtarizon lidhjen e re

By

Genar Topalli ka zënë shpesh faqen e medias rozë.

View this post on Instagram

A post shared by Genar Topalli (@genartopalli1)

Kjo për shkak të lidhjeve të tij të dashurisë që prej rinisë së hershme i ka pasur vetëm me vajza në zë si ndër më të bukurat shqiptare.

Lidhja e birit të Jozefina Topallit me Eva Muratin për shumë kohë ishte goxha e komentuar.

Kjo romancë mbaroi por Genari duket të mos jetë ‘ndarë’ nga Miss-et dhe prezantueset e programeve sportive.

Shumë muaj pasi shkrepjet paparazzi e kapën bashkë me bukuroshen Cindy Marina, për Shën Valentin, ata e kanë konfirmuar raportin e tyre të dashurisë që po zhvillohet prej kohësh.

Kujtojmë se Cindy prej kohësh është imazh i një prej platformave të reja televizive në Shqipëri, me ç’rast është edhe e angazhuar si prezantuese e ngjarjeve sportive të ligës Seria A. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm