Befasitë nga personat e zemrës nuk i mungojnë pothuajse asnjëherë. Në shumicën e rasteve, janë ato nga vajza e saj, Tara të cilat i ndan me publikun.
Por, sot aktorja e njohur dhe e nderuar së fundmi si aktorja më e mirë për vitin 2015, sot është befasuar nga një mikeshë e saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj që për Teutën ka menduar trëndafilë të kuq.
‘Kur ki shoqe loçka që ta zbukurojnë ditën. Falemnderit Dhurata, të dua’ – ka shkruar në përshkrimin e fotos së shpërndarë Teuta.
Ndryshe, dy mikeshat së fundmi bashkëpunuan me njëra tjetrën edhe në projektin ‘Jam pa ty’ në të cilin aktorja u përfshi si tekstshkruese e krijimit muzikor. /PRIVE.AL