Nga këshillat për trupin tek super lajmi për Prive-istat, Dini e ‘vulosë’ që ky sezon do jetë i nxehtë

By

“InstaStory” që sjellë 24 orë të personazhit ofron shumë copëza nga përditshmëria.

Njëjtë është edhe për moderatorin Alaudin Hamiti që postimet në këtë segment i ka të larmishme, fiks siç është edhe një 24 orësh i tij.

Fitnessi zë një pjesë të mirë e mesa duket, gati është edhe trupi për verë, për të cilin duhet vetëm edhe ‘krejt pak punë’. Anash s’mbesin as mbjelljet e stinës në oborr.

Përmes Instagram-it është dhënë edhe një lajm i mirë për të gjithë shikuesit e emisionit Prive.

Formati “Prive Reality” nën drejtimin e prezantueses dhe producentes Liberta Spahiu, i cili ka qenë kaq i dashur për disa vite rresht në ditët e ndërrimit të viteve, vjen për herë të parë përgjatë muajve të verës.

Jo në një, por në plot pesë edicione rresht, përgjatë ditëve të nxehta vjen “Prive Summer” me një përbërje të artistëve, siç mund t’i mbledhë e t’i bëjë bashkë vetëm Prive.

Detaje të tjera, së shpejti. Përgatitjet dhe puna, vijon! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm