“New Rules” e Dua Lipës, ishte kënga që e vulosi suksesin e saj, pasi që i fliste botës për fuqinë e vajzave dhe i jepte ca rregulla se si s’duhet ta kthesh asnjëherë ish të dashurin në jetën tënde.
Dua Lipa shënoi rekorde me këtë këngë, e e gjithë bota i ktheu sytë nga ajo në vitin 2018-të.
Kjo këngë trajtonte një temë që askush nga artistët s’e kishte prekur më parë në mënyrën që bëri Dua, dhe sigurisht bota e vuri re këngëtaren dhe mesazhin e saj.
Në klip, sigurisht ajo kishte vetëm vajza dhe asnjë çun FARE.
Më pas, të njëjtën gjë vumë re tek Dafina Zeqiri në këngën Fuego. Klipi i Dafinës i realizuar në SHBA, për protagoniste kishte vetëm vajza, fort të bukura e atraktive.
Ndërsa tani, është Dhurata Dora ajo që në shqip ka sjellë një këngë e cila titullohet “Çikat e mia”, e që për temë ka një lidhje të dështuar dashurie për fajin e djalit, derisa ajo ngushëllimin e fuqinë e gjen tek shoqet.
Sigurisht, klipi për protagoniste ka vetëm dhe vetëm vajza të cilat e shoqërojnë Dhurata Dorën gjatë gjithë minutave të këtij videoklipi. /Prive.al