“Nexhmije Pagarusha, të na falësh që si shtet nuk bëmë aq sa duhet për ty”

By

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e bilbilit, Nexhmije Pagarusha.

Ai ka thënë se do të mburret me artin e saj kudo në botë.

“Zemër plas! Më këpute shpirtin Nanush”.

“Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor”.

“Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige”ka shkruar Lahaj.

Artikuj të ngjashëm