Nexhmije Pagarusha me status të meritave të veçanta

By

Këngëtares Nexhmije Pagarushës i është dhënë statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se me këtë vendim Pagarusha do të mbështetet  edhe financiarisht me nga 500 euro në muaj.

“Nexhmije Pagarusha siç njihet në popull bilbili i muzikës shqipe, me paraqitjet e saj në shumë vende të botës bëri që karriera e saj të jetë e bujshme, duke përfaqësuar kësisoj Kosovën dhe përçuar vlerat dhe traditat e vendit tonë. Ajo interpretoi në festivale dhe skena të njohura ndërkombëtare, duke interpretuar edhe vepra të përkthyera në gjuhën shqipe, si ato të Bethovenit etj.”.

Po ashtu, Gashi foli edhe rreth “Bareshës” duke theksuar se “Nexhmije Pagarusha në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë duke filluar nga Kryevepra ‘Baresha’ që me interpretimin e saj i paraqiti vlerat e Artit dhe Kulturës, edhe në atë kohë kur muzika shqipe dëgjohej dhe kultivohej shumë pak”.

Duke folur rreth çmimeve të saj në skena të njohura vendore dhe ndërkombëtare, ministri i Kulturës theksoi se Nexhmije Pagarusha gëzon respekt edhe sot nga personalitetet të shumta vendore dhe ndërkombëtare,

Artikuj të ngjashëm