Nevina kthehet në shtëpinë e vjetër me diçka të re

By

Nga Janari i këtij viti, Nevina Shtylla nuk u pa më në programin “E diell” pas afro dy vitesh si një prej prezantueseve kryesore.

Ajo u largua pa bërë zhurmë dhe në këtë formë e ka pasur edhe rikthimin.

Pa paralajmërime pompoze, pa krijuar aludime, ajo qetësisht është kthyer në “shtëpinë” e saj sot,  befasishëm.

Nevina do të moderojë një nga rubrikat për fëmijë e cila ka tre anëtarë jurie dhe një kohëzgjatje prej afro 60 minutash orë televizive.

Kjo eksperiencë që nuk pritej si rikthim kaq shpejt vjen pas verës në Vizion Plus ku bukuroshja moderoi Maratonën e Këngës.

Në “E diell”, Nevina ka zgjedhur të shfaqet vetëm në rubrikën e saj dhe jo në pjesët tjera të strukturës së programit, tek të cilat mesa duket nuk e gjen veten (më). /Prive.al

Artikuj të ngjashëm