Nga 23 dhjetori, filmi “Arbëria” me regji të regjisores me origjinë kalabreze, Francesca Oliverit, do të shfaqet në platformën Netflix.
Ky film i është kushtuar arbëreshëve të Italisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se është privilegj të shohësh një film për shqiptarët në Netflix.
Filmi debutues i Francesca Olivierit, “Arbëria”, është një nder për kulturën arbëreshe. Filmi tregon historinë e kthimit në origjinë të Aidës, një e re arbëreshe iniciative dhe autonome, e cila duhet të merret me identitetin e saj social dhe kulturor.