Netflix po përballet me padi për serialin “Squid Game”

By

Ofruesi i shërbimit të internetit të Koresë së Jugut SK Broadband paditi Netflix, njoftoi kompania të premten, duke pretenduar se shfaqja “Squid Game” shkaktoi një rritje të trafikut në rrjet, një veprim që vjen pasi ligjvënësit dhe gjykatat në vend u kanë bërë thirrje ofruesve të përmbajtjes që të paguajnë përdorimin e rrjetit.

SK Broadband po kërkon që Netflix të paguajë për kostot e rritjes së trafikut të rrjetit dhe punës së mirëmbajtjes të shkaktuar nga një sasi e madhe e gjerësisë së brezit të përdorur nga shikuesit e serialit tw njohur, raporton Reuters.

Në padinë e tij, ofruesi i internetit tha se trafiku nga Netflix në rrjetin e tij është rritur nga 50 Gigabits në sekondë (Gbps) në maj 2018 në 1,200 Gbps që nga shtatori 2021.

Netflix është krijuesi i dytë më i madh i trafikut të rrjetit në Korenë e Jugut pas platformës së transmetimit të Google Youtube, por ndryshe nga Amazon, Apple dhe Facebook të dy kompanitë nuk paguajnë tarifa të përdorimit të rrjetit në SK Broadband. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm