Netflix me dokumentar për Michelle Obama!

By

Netflix ka njoftuar se një dokumentar i ri për ish-zonjën e parë Michelle Obama që do të dalë në treg në 6 maj.

“Becoming” rrëfen jetën e ish-Zonjës së Parë në një kohë të ndryshimeve të thella, jo vetëm në një nivel personal, por edhe për vendin për të cilin ajo dhe burri i saj kanë bërë një shërbim me ndikim të madh për tetë vjet, brenda Shtëpisë së Bardhë, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova

I drejtuar nga Nadia Hallgren, filmi do të lansohet në Netflix më 6 maj.

Hallgren ka folur për vështirësinë e xhirimit të dikujt të mbështetur nga Shërbimi Sekret dhe se ajo ishte e detyruar të filmonte në hapësira të ngushta, private që lejonin që ata të ndërtonin një marrëdhënie të ngushtë.

“Unë synoja të bëja një film në lidhje me përvojën e saj të tanishme – ku ajo është në këtë moment dhe mënyrën se si po reflekton në tërësinë e jetës së saj, jo vetëm vitet e saj në Shtëpinë e Bardhë,” tha ajo në një deklaratë.

Artikuj të ngjashëm