Prej kohësh, Loredana i ka bërë ‘lëmsh’ mediat me indikacione që flasin për fëmijë të dytë.
‘Kapaku’ ishte sonte kur publikoi fotografi me një foshnje.
Ky postim konfuzoi fansat me të madhe. Disa madje i uruan bërjen nënë për herë të dytë, përfshirë edhe media që raportuan mbi zhvillimin bazuar në foto.
View this post on Instagram
Por cila është e vërteta? E vërteta gjendet tek pavërtetësia e këtij zhvillimi.
Siç raportoi Prive javë më parë në edicionin e të Premtes, Loredana nuk është shtatzënë.
Fotot janë të shkrepura nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë edhe zyrtarisht çiftin përmes një dueti.
Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre simpatike.
Duke qenë se postimet janë intensifikuar, publikimi i projektit duket se është shumë afër, pra çështje ditësh. /Prive.al