Nënë e dy fëmijëve, por modelja kosovare shkëlqen me format e trupit (FOTO)

By

Dy shtatzënitë që ka pasur gjatë jetës së saj, nuk kanë lënë aspak gjurmë në trupin e modeles kosovare Dhurata Lipovica.

Ajo ende vazhdon të mbetet një “top modele”, që plotëson të gjitha standardet sa i përket pamjes fizike.

E gjatë, me forma fit dhe me një sharmë të pakrahasueshëm, Dhurata është ndër të parat modele shqiptare që ia doli që kaq gjatë të mbetet në këtë industri.

Lipovica është e martuar me aktorin Fisnik Ademi e bashkë kanë dy djem shumë simpatikë.

Përveç se është marrë me modelim për një kohë të gjatë, duke qenë pjesë e kampanjave kryesore të disenjatorëve kosovarë, Dhurata ka krijuar edhe kompaninë e saj të modelimit, ku rekruton modele të reja që duan të futen në këtë industri.

Përndryshe, edhe në njërin nga televizionet kosovare, ajo udhëheqë një emision gatimesh dhe është e çuditshme se si nuk shton asnjë gram kur i shijon të gjitha ato gjëra.

Mbrëmjen e kaluar, si e ftuar në dasmën e moderatorit Labinot Gashi, Dhurata ka shkëlqyer në  një fustan në ngjyrë të gjelbër, me lidhëse tek pjesa e belit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm