Këngëtarja Engjëllusha Salihu, nisi karrierën e saj në një bashkëpunim me të ëmën, ku i këndohej raportit nënë e bijë.
Përveç këtij bashkëpunimi, ato të dyja kanë edhe këngën “Nuse Kosovare”, ndërsa tani për Engjëllushen e Shyhreten po vjen një duet i ri.
Dyshja ka përfunduar këngën, e këtë të hëne edhe xhirimet e klipit të ri së bashku.
Këngëtarja Salihu, e veshur në një fustan të zi me shkëlqim, është shfaqur plot elegancë në disa fotografi të realizuara në setin e xhirimit, ndërsa në tiparet e fytyrës së saj, ajo duket shumë sikurse e ëma
Ato nuk kanë treguar se kur lansohet projekti i ri, megjithatë kanë lënë të kuptohet se punët i kanë përfunduar. /Prive.al