Brad Pitt dhe Charlize Theron çift? Mohohen raportimet

By

Aktorët Brad Pitt dhe Charlize Theron, nuk kanë qenë asnjë herë në një lidhje romantike.

Një burim ka thënë për revistën e njohur People se dyshja nuk janë të lidhur pasi janë takuar duke xhiruar një reklamë për kompaninë e orës Breitling bashkë me aktorin Adam Driver vitin e kaluar.

Pitt dhe Theron kanë xhiruar një reklamë bashkë gjashtë muaj më parë. Ata nuk janë në një lidhje dhe hiç më pak, s’kanë pasur asnjëherë takime romantike”, ka thënë një burim për revistën.

Ndërsa në Janar gazeta britanike Sun ka raportuar se 55 vjeçari Pitt dhe 43 vjecarja Theron, kanë nisur një romancë menjëherë pas Krishtlindjeve.

E sipas gazetës ata të dy i ka njoftuar Seann Penn, ish i fejuari i Theron. /Prive.al

Image result for charlize theron brad pitt

Image result for charlize theron brad pitt

Artikuj të ngjashëm