Nuk është hera e parë që Labinot Tahiri ju ka dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.
Këngëtari/deputeti, ka marrë shpesh përsipër raste të rënda, të sëmurë dhe njerëz pa shtëpi për t’ju ndryshuar jetën, bashkë me shumë donatorë të cilëve Labi iu ka bërë thirrje publike.
Edhe kësaj radhe, artisti ka vepruar njësoj.
Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet një nënë me vajzën e saj teksa qëndrojnë tek dyert e shtëpisë së tij.
Labi tha se ato kërkuan t’ia paguante qeranë për një muaj pasi nëna nuk kishte mundësi dhe Labi bëri gjestin human.
Ai tha qeranë e saj do ta paguajë për 10 muaj bashkë me fondacionin që e ka me popullin.
Më poshtë statusi i tij i plotë./Prive.al