modelja e famshme amerikane Yolanda Hadid, e ka marrë mundin t’i kthejë përgjigje një fansi i cili mendon se vajza e saj Bella Hadid, ka fillera në fytyrën e saj.
E gjitha filloi kur Yolanda publikoi një fotografi ku shkruante se tashmë ajo është e lirë nga implantet e gjoksit, fillerat, botoksi dhe shtesat e flokëve dhe ku thoshte se të gjitha këto gjëra janë të kota.
Një fans komentoi: “Pajtohem me ty por çfarë sa u përket vajzave të tua? Sidomos Bella. Ajo është e bukur por duhet të përdorë fillera?”
“Asnjë nga fëmijët e mi kurrë nuk kanë bërë botox apo fillera dhe nuk kanë futur asgjë në trupat e tyre. Ata më kanë parë nëpër çfarë kam kaluar”, ka thënë Yolanda.