Si asnjëherë më parë, jeta private e Flor Mumajesit ka qenë në fokus të madh të medias dhe opinionit në përgjithësi kohëve të fundit.
Kjo mes tjerash edhe për shkak të vetë Florit që kohë pas kohe ka bërë lëvizje ‘ngacmuese’ në rrjete sociale duke shfaqur herë një këmbë femre e herë dorën me unazë fejese.
Pasi u kuptua që Mumajesi nuk është fejuar dhe ‘lidhja’ është reklamë e Digitalb, kantautori më i suksesshëm shqiptar është rikthyer sërish tek tema e njejtë – në një tjetër formë.
Ai në Instastory ka postuar kërkesën e nënës së tij që të martohet. Por, duket se martesa e Florit ka një afat, ajo do të ndodhë kur të mbarojë vettingu i gjyqësorit në Shqipëri.
Këtë e ka deklaruar me doza humori vetë Flori teksa nga kjo, kuptohet që duhet presim edhe pak meqenese vettingu vetëm sa ka filluar të spastrojë gjyqësorin nga të korruptuarit.. /Prive.al