Dua Lipa, koncert jo vetëm në Prishtinë? (FOTO)

By

Dua Lipa në Gusht performon në Prishtinë tek ‘Sunny Hill Festival’ që mbledh emra ‘BIG’ në një vend.

Por, duket se ky s’do jetë koncerti i vetëm i këngëtares në trojet shqiptare për këtë verë.

Sipas të gjitha gjasave, Dua do të performojë sërish edhe në Tiranë.

Kjo është lënë të kuptohet nga një fotografi e përbashkët e babait të saj, Dukagjin Lipës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘Gjithmonë kënaqësi ta takoj mikun tim Erion Veliaj’ – shprehet Lipa në postimin e bërë, si për të dhënë sinjal mbi koncertin e Tiranës.

Ndryshe, kryeqendra e shqiptarëve ka qenë një arenë e aktiviteteve intezivive kulturore këtë verë me performanca të emrave të njohur nga Rita Ora, Ermal Meta e deri tek Yankee që pritet të këndojë në Tiranë shumë shpejt. Dua, do ishte thjesht qershia mbi tortë e një vere me përplot evente në Tiranë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm