Arrestimi i reperit bëri mjaft bujë, ndërsa policia sqaroi se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet.
Po ashtu policia publikoi edhe videon e arrestimit, teksa shihet që këngëtari është prangosur gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli, ndërsa mbi tavolinë kishte edhe viza kokaine.
LEXO PO ASHTU:
Mirëpo sipas nënës së Stresit, e cila është shprehur për gazetën shqiptare ‘Panorama’ e gjithë kjo skenë ka ndodhur për hakmarrje.
Sipas saj, gjithçka ka ndodhur pas padisë që i shoqi i saj Sali Lushaj ka bërë në Gjykatën e Tiranës për deputetin e PS, Taulant Balla.
“Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.
Lushaj shton më tej se pistoleta e pretenduar se mbahej nga i biri nuk është e tij. Ajo thotë se djali ka qenë në një ditëlindje e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi policia, që sipas saj e arrestoi në gjumë.
“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë”, ka shtuar ajo.