Nëna e dragonjve! Tayna transformohet në Khaleesin e “Game of Thrones” dhe mezi e njohëm

By

Një fotografi e reperes Tayna e publikuar në Instagramin e saj, na bëri tejet konfuzë.

Me paruke në ngjyrë të bardhë të akullt, ajo duket fiks si njëri ndër personazhet më të preferuara të mbarë botës nga seriali më i ndjekur “Game of Thrones”.

Reperja e famshme siç duket ka nisur xhirimet e klipit të saj të ri dhe ka zgjedhur të duket sikurse aktorja Emilia Clarke e cila luan rolin e Khaleesit apo Daenerys Targaryen në serialin e famshëm të Game of Thrones.

Po ashtu, ajo ka publikuar video në Instastory dhe ka etiketuar Bogën e Rugovës si destinacion, e kjo na la të kuptojmë se ajo i ka përfunduar xhirimet e klipit të ri. /Prive.al

View this post on Instagram

Mother of dragons

A post shared by Tayna (@tayna) on

Artikuj të ngjashëm