Neelam Gill thyen heshtjen për lidhjen me Leonardo DiCaprion

By

Neelam Gill po u jep fund thashethemeve për romancën e Leonardo DiCaprio.

Të premten, modelja dhe DiCaprio u panë në jaht së bashku në Sardenjë, duke nxitur spekulime se dyshja ishte bashkë. Vetëm disa orë pasi të dy u fotografuan së bashku, Gill, hyri në Instagram për të thënë të vërtetën e saj.

“Thjesht për të pastruar çdo thashethem… Unë nuk jam ‘flaka e re’ e Leonardo DiCaprios”, shkroi aktivistja. “Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe kam qenë prej shumë muajsh tashmë”.

Gill vazhdoi të mbyllte çdo muhabet: “Arsyeja e vetme që ne jemi fotografuar në të njëjtën afërsi është sepse kam qenë atje me partnerin tim.”

“Shpresoj që kjo të sqarojë të gjitha historitë e rreme,” përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm