Në zemër të Brukselit, ndizet atmosfera nga Violetë Kukaj

By

Kushdo që ka vizituar Brukselin, pashmangshëm e ka një fotografi në zemër të kryeqendrës belge.

Sheshi “Grand Place” është një nga vendet më mahnitëse.

I rrethuar me ndërtesa qindra vjeçare, “Grand Place” konsiderohet si një ndër vendet më të bukura në botë dhe si i tillë mbrohet nga UNESCO tash e 24 vite në listën e trashëgimisë botëore.

E saktësisht në këtë vend, në zemër të Brukselit, ka kënduar këngëtarja Violetë Kukaj.

Ajo ka ndezur atmosferën me këngë shqip në kuadër të një organizimi nga shoqata kulturore “Vatra”.

E entuziazmuar nga atmosfera, këngëtarja ka falënderuar bashkëatdhetarët dhe shoqatën për kët ëkujtim të paharrueshëm.

Sekuenca nga organizimi, në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm