Juliana Pasha bën një gjest të jashtëzakonshëm! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Juliana Pasha, shihet mjaft aktive me mbrëmje muzikore teksa shumë shpesh ndanë pjesë mjaft interesante nga ato raste.

Mbrëmja e kaluar e gjeti atë duke performuar në njërin prej lokaleve në kryeqytet teksa u pa duke bërë një gjest mjaft fisnik.

Ajo ftoi në skenë një djalë me ‘Sindromin Down’ për të performuar së bashku njërën nga këngët e saj.

E momentin në fjalë këngëtarja e ndau edhe në profilin e saj në Instagram teska dha edhe një mesazh mjaft të mirë.

Juliana mes tjerash shkroi “Muzika buron nga shpirti! Eshte per te gjithe.Kendohet nga te gjithe.#photooftheday ❤️” duke treguar kështu se nuk bën asnjë dallim mes njerëzve dhe se të gjithë jemi njësoj dhe të barabartë kur në shprehje vie muzika. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm