Në vend se ta thoshte Alaudin Hamiti…!

By

Gazetari i njohur Kosovar, z. Berat Buzhala, ka vite që në opinionin vendor, jo vetëm kosovarë, por jo rrallë edhe atë mbarë shqiptarë, i jep vetes të drejtë të “vendos drejtësi” mbi rregullat e demokracisë, kodet gazetareske, e shumë kondita tjera të zhvillimit të jetës publike.

Në fillet e tija, të paktën prej kur publiku ka filluar ta njohë edhe përmes zërit, përveq të të shkruarit, në tavolina e nën tavolina ka ngritur qështje kontraversë, për të cilat, tash ku “ka bë pare”, disa i pranon me sportivitet e për të cilat thotë se është i penduar në jetë, ndërkohë disa të tjera, përmes të cilave është ngritur, nëse dikush ia përmendë, mund edhe të ju akuzojë për shpifje, duke i mohuar e duke mos dashur kurrë të flasë për to.

Nejse…

Betejat e ashpra politike e religjioze që gjatë viteve i ka pasur, z. Buzhala i ka shfrytëzuar si askush tjetër, që të ngrisë një “perandori” në fushën e gazetarisë, e themi kështu pasi që jo shumë kolegë të tijë (për të mos thënë asnjë), nuk ka arritur deri sot, që i vetëm, të paktën zyrtarisht, pa asnjë biznes të ngrisë disa shtëpi mediatike, së pari Televizionin 7, pastaj edhe Gazetën Nacionale, për cka mund të i themi i lumtë.

Por, cka po ndodhë sot me Berat Buzhalën? Kush e qetësoi z. Buzhala që nga një “gladiatorë” përballë Albin Kurtit dhe qeverisë së tijë, të shëndërrohet në një “vallëtare cirku” përballë Alaudin Hamitit dhe BigBrothërVip Kosova2?

Si u katandis kështu Berat Buzhala që për t’u bërë interesant, për të gjetur pak hapsirë që të flasë, në vend se të komentojë Liburn Aliun që po gënjen se po e bënë autostradën e Gjilanit, kur atë e ka bërë Ramush Haradinaj, në vend së të vazhdojë të flasë për Gani Krasniqin e ato figurat tjera për të cilët bërtiste nëpër studio televizive se si po e vjedhin Kosovën, ka filluar të merret me Alaudin Hamitin dhe kolegët e tijë të Klan Kosovës, t’u tregojë se si të sillen me një individ si Gani Gërmia, të cilit, për të qenë të sinqertë, Alaudin Hamiti dhe stafi i BigBrotherVip Kosova2 vetëm se e lejuan që të bëjë atë që dëshironte, pra deshi të largohet nga spektakli, ata e lejuan, kaq e thjeshtë ishte.

Berat Buzhala e din shumë mirë se si funksionon media, ai e din se ne organizimet televizive që i bën ai, askush nuk mund të sillet si “boss”, ashtu sic pretendonte të sillej Gani Gërmia në BigBrotherVIp Kosova2, por, ky i pari, pra z. Buzhala e ka një mundim, dikush ia ka prerë gjuhën që të merret me politikën kundër Kurtit, prandaj bëhet qesharak dhe e mbronë Gani Gërminë prej kujt, prej një produksioni që fituesit të spektaklit ku po merrte pjesë z. Visar Dërmaku, ia kanë premtuar një cmim me shifra të frikshme, plot 200 mijë euro, e për t’i marrë ato, besoj të gjithë e kuptojnë logjikën, duhet dhuruar spektakel, duhet të meritohen, edhe loja e nervave, megjithëse lojën e nervave e ka zhvilluar aty pikërisht Gani Gërmia, i kujtojmë bertimat e tijë nëpër shtëpi me Lumbardhin, me Shqipen, e me të tjerët, për të cilat “vëllau i madhë” asnjëherë nuk e ndëshkoi z. Dërmaku, përkundër se në një moment, Shqipen e kishte sjellë buzë një krise psikologjike, pra, këtu ishin të mirë Alaudin Hamiti dhe BBVK2, sepse po e mirëkuptonin lojën e Dërmakut.

Sulmi i pandershëm që Berat Buzhala me punëtorin e tijë ia bënë Alaudin Hamitit dhe BBVK2, e meriton një përgjigje nga z. Hamiti, sepse jemi të bindur se ajo që Buzhala ka thënë duke e komentuar rastin e Gani Gërmisë nuk e ka lënë “pa tekst” z. Hamiti, por, me gjasë, ky i fundit e ka kuptuar krizën nëpër të cilën po kalon kolegu i tijë Buzhala, mbase edhe është tepër i nxënë me spektaklin i cili shpërmblim ka plot 200 mij euro.

Artikuj të ngjashëm