Adrenalinën qe ndjeu Ledri do ta ndjeni edhe ju kur të shihni këtë video

By

Ledri Vula befasoi të gjithë kur hoqi në tërësi postimet në Instagram duke zgjedhur të veprojë si Dua Lipa që kapitullin e ri në karrierë e asocioi me një ‘spastrim’ të ngjashëm nga profili.

E Ledri nuk ka vonuar shumë për t’iu kthyer postimeve mirëpo jo përmes fotografive ku shfaqet ai. Ledri postoi vargje të një teksti, që me gjasë do jetë nga kënga e tij më e re.

E në videon e fundit që postoi në Instagram, ai përjetoi një aventurë duke u hedhur nga helikopteri si parashutist, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në video përmblidhet e gjitha aventura e tij, e Ledri shihet vetëm duke buzëqeshur gjatë rënies së lirë e cila më pastaj amortizohet me hapjen e parashutës, duke shkruar “Do ju them fëmijëve të mi që unë isha Superman-i.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm