Qytetarët protestuan para kryeministrisë në Tiranë për rritjen e çmimit të naftës. Dhjetëra protestues ishin mbledhur për të kërkuar që të hiqet taksa e naftës në mënyrë që të ulen çmimet e produkteve të tjera.
Mes shumë protestuesve, duket se një prej tyre e ka shprehur pakënaqësinë përmes një pankarte shumë qesharake.
Bëhet fjalë për një person që mbante në duar një letër ku shkruhej: “Si i thuhet në shqip ‘Ul taksa’?”.
Shkrimi u frymëzua nga nëj frazë që erdhi si pyetje nga Beatrix brenda shtëpisë BBV kur pati thënë “Si thuhet bukur në shqip”.
Fotografinë e shkrepur gjatë protestës e ka ndarë edhe këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al