Artistja shqiptare në billboard-et e sheshit “Times Square”

By

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në industrinë e muzikës.

Hiti i saj “Sweet but Psycho”, me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar, që i dha asaj sukses të madh, ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliardë dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Spotify i ka dedikuar një billboard artistes shqiptare në sheshin ‘Time Square’ të New Yorkut, për përgëzimin e suksesit të saj.

Me të parë këtë, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të “billboard”-it, ndërsa falënderoi Spotify-në për këtë nder që i bën.

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

“Faleminderit të gjithëve që keni dëgjuar ‘Sweet but Psycho’, mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm