Dyshja e famshme, partnerët në krim e dashuri, Mozzik dhe Loredana Zefi, kanë nisur punën për këngën e tyre të re.
Ata bashkë po punojnë në një studio muzikore në Zvicër ndërsa stili i jetës prej “shqipeve” të vërteta, nuk po u mungon.
Dyshja derisa po punonin për muzikën e tyre, po konsumonin atë pjatën më të famshme të cilën ne e quajmë “speca e lang”.
Është Mozzik ai që e ka publikuar një video në Instagramin e tij, ku shihet duke e mbajtur në dorë një pjatë prej balte, tipike nga ato shqiptare ku gatuhet ky lloj specialiteti tradicional. /Prive.al