Në qiellin e shtatë: Këngëtarja shqiptare shfaqet në krahët e të dashurit të ri

By

Daniela Kamberi – Fibi befasoi jo pak pak ditë më parë kur papritmas bëri publik lajmin se është në lidhje.

Si një rrufe në qiell të pastër, bukuroshja mbase shuajti shpresat e shumëkujt me fotografinë e postuar vetë e dyta, me të dashurin misterioz.

E duket se lumturia që po e përjeton në këto kohë bashkë me personin që i vodhi zemrën e ka bërë pak më melankolike këngëtaren e njohur.

Ndryshe prej pozave të nxehta të dikurshme, i dashuri po zë vend çdo herë e më shumë në rrjetet e saj sociale.

Në këtë frymë ishte edhe fotoja e fundit e saj në krahët e personit të zemrës të cilin e ka quajtur ‘gjysma tjetër’.

Kujtojmë se nga burime jozyrtare, Prive.al mori vesh që i dashuri i këngëtares nuk është shqiptar por një italian me një varg biznesesh. Vetë Fibi, nuk preferoi të zgjerohej në detaje tek kjo pjesë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm