Familja Ora po kalon disa ditë pushimesh në ishujt Hawaii.
Kësaj radhe, si rrallë herë, bashkë janë të gjithë, përfshirë prindërit, Elenën dhe Ritën.
Në këtë pushim familjar, nëna e këngëtares së njohur, Vera, ‘hallin’ duket ta ketë tek vajza e madhe që vazhdon të jetë beqare.
Se është ‘gati’ për një burrë, pse jo edhe shqiptar, dashamir të çajit, e ka thënë Vera përmes një postimi.
Ajo e ka postuar një fotografi të Elenës me ‘tabak’ të çajit në dorë ku shprehet:
“Qe një çikë hazër, din me qitë çaj, zbritje deri në vikend”.
Hallet nënat shqiptare këtu e në Hawaii, duket t’i kenë të njëjta, ‘rehatimin’ e fëmijëve. /Prive.al