Në prag të këngës së re, Era dhe menaxhmenti bëjnë lëvizjen e zgjuar!

By

Kur tashmë bota ka sytë drejt saj duke prit se çka do të sjell pas mega suksesit të arritur me hitin ‘Bonbon’, Era Istrefi duket se po i bën llogaritë mirë që çdo gjë të shkoj siç duhet në të gjitha drejtimet.

Në një industri ku rrjedha e gjërave është e shpejtë dhe tregu nuk ‘fal’, duket se Era është kompletuar edhe në një aspekt të rëndësishëm – pjesën e PR-it.

Prive.al nga burime pranë menaxhmentit të këngëtares ka arritur të kuptojë se tashmë është arritur marrëveshja për booking dhe PR me një prej kompanive më prestigjioze në botë, William Morris Endeavor që operon me bazë në Beverly Hills të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E shtrirë në shumë fusha, nga televizioni, muzika, teatri, reklamat e spektaklet e bukurisë, William Morris Endeavor duket të jetë zgjedhja e zgjuar e menaxhmentit me në krye Faton Shoshin kur është fjala për aspektin teknik të menaxhimit të datave të koncerteve dhe imazhit publik.

Fakti se John Legend, Janet Jackson, Ellie Goulding, Maroon 5 e AfroJack kanë zgjedhur paraprakisht të bashkëpunojnë me këtë kompani në sferën e njejtë me të Erës tregon për nivelin e seriozitetit dhe suksesit në punë të WME.

Ndryshe, sa i përket këngës pasuese të ‘Bonbon’, zgjedhja e njërës prej tyre nga repertori voluminoz dhe realizimi i videoklipit duket se janë çështje javësh për të mos thënë ditësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm