Yllka Domi nga Gjakova ishte në radhët e Brigadës 137 Gjakova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë ofensivës së Betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe, më 7 Maj 1999, u vra Yllka bashkë me disa bashkëluftëtarë.
Trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave të Yllka Domit nga ekspertët e mjekësisë ligjore, u rivarros me 23.12.2003,në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Sot në përvjetorin e vrasjes së saj, Yllka Kuqi i dedikoi disa fjalë që nuk mundi t’ia thotë kurrë.
“Shoqe te ngushta pergjithmone❤️Kete i premtuam njera tjetres diten e fundit kur u pame me 24 mars 1999…per tu ndare pergjithmone me 7 maj 1999…E ndjej si sot trishtimin qe ndjeva kur me thane qe t’kan pare te vrare ne Çabrat teksa une po shikoja nga dritarja e dhomes sime tymin qe dilte nga djegja e lagjes tende e qe ishte jo larg baneses time…Nuk deshem ta besonim ate lajme as une e as Albina e vazhduam ne lufte e pas luftes te t’kerkonim kudo qe njerzit na thonin t’kane pare e degjuar per ty…Na thane se je gjalle dhe kjo na mbajti nje kohe te gjate derisa ta gjeten trupin… Trupin tend nuk e kam pare e as qe doja apo do kisha dasht ndonjehere ta shoh… dua ta besoj se ti jeton…Hala t’shoh n’anderr si t’gjalle…Shoqja ime me e mire… e bukura ime Yllka Domi.”, shkruan këngëtarja duke ndarë edhe disa foto të tyre.