Vjosa Osmani ndan medalje për regjisoren Blerta Basholli

By

Ushtrueja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, i ka ndarë dy medalje presidenciale në përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

Medaljen Presidenciale Ushtarake ajo e ka ndarë për njësitin e kërkim -shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë kontribuar në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimit e Zyrës së Presidentit të Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ndërkaq ushtruesja e detyrës së presidentës e ka ndarë edhe Medaljen Presidenciale të Meritave për regjisoren Blerta Basholli.për kontribut në fushën e kulturës.

Filmi ‘Zgjoi’ ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sundance Film Festival.

Artikuj të ngjashëm