Një ndër çiftet më të komentuara të skenës muzikore shqiptare janë padyshim Rina Balaj dhe Sin Boy.
Edhe pse të gjithë menduam se marrëdhënia e tyre nisi pas duetit të parë “Gigi” që u lansua në shtator të 2018-ës, duket se historia mes tyre ka filluar me 16 gusht të po atij viti.
E në dy vjetorin e lidhjes, Sinboy ka vendosur ti bëj një dhuratë unike Rinës.
Artisti i ka dedikuar këngë që u lansua sapo ora shënoi 00:00.
“SagapoTëDua” mban titullin ky projekt që tashmë është i disponueshëm në Spotify./Prive.al