Në performancën e Brit Awards, kaq i kushtoi veshja Dua Lipës!

By

Suksesi i saj në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BRIT Awards, do të mbahet në mend gjatë, e po ashtu edhe performanca e fjalimi i saj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, njihet për një stil mjaft të veçantë të veshjes dhe paraqitje interesante skenike.

Ajo performoi në këtë skenë të madhe hitin që i solli suksesin e padiskutueshëm ndërkombëtar “New Rules”, në një veshje të veçantë të amrkës Versace.

Por sa i ka kushtuar ky kostum asaj?

Faqja shqiptare në Instagram, “What they wearing”, ka zbuluar çmimin e veshjeve të Lipës, dhe shifrat nuk janë edhe aq platonike.

Xhaketa e saj e shkurtër që s’mbulonte belin, nuk është në treg akoma për shkak se është model i ri, ndërsa kostumi i ka kushtuar 890 euro, e rripi i artë në mes plot 2270 euro. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm