Pas përhapjes së pandemisë COVID-19, një prej nënvizimeve kryesore të ekspertëve ka qenë se nga tani e tutje na pret një ‘normalitet i ri’.
Grumbullimet do jenë më të pakta për një kohë të gjatë, shtrëngimet e duarve do të mungojnë e në këtë rreth duket se do hyjë edhe një prej veprimeve më të rëndomta të përditshmërisë, përdorimi i taksive.
Taksitë që do lejohen në fazën e tretë që nis ditën e nesërme tek ne, duket se do e kenë ndarjen fizike me shoferin me xham, si shërbim i cili ofrohet tek ne nga MyPrint-KS.
Të njejtën gjë mund ta dëshmojmë edhe në sallonet e bukurisë kur do t’i rregullojmë thonjtë, siç tregohet në shërbimet e ofruara nga MyPrint-KS.
Distanca fizike duket se do të na shoqërojë gjatë edhe për një kohë. /Prive.al