Në një samit me Leonardo DiCaprion, ja çfarë tha Edi Rama

By

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me aktorin e njohur Leonoardo DiCaprio në Glasgow të Skocisë, ku po merr pjesë për Samitin e Klimës.

Rama e ka postuar fotografinë në rrjete sociale duke shkruar: “Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Në fjalën e tij në Samitin e Klimës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha që, sipas tij, janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Ai tha se Shqipëria është një vend jondotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

“Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim. Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jondotës. Po, po, një vend jondotës”, tha Rama.

Sipas tij, prodhimi vendas i energjisë bazohet 100 për qind në energji hidrike, 100 për qind të rinovueshme.

“Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës. Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur?! Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç. Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar”, vazhdoi Rama , shkruan A2CNN.

Samiti i Klimës është duke u mbajtur në Glasgow të Skocisë ku pjesëmarrëse janë qindra shtete, mirëpo jo edhe Kosova.

 

Artikuj të ngjashëm